Presidenti i adresohet Qeverisë për dhjetëvjetorin e Pavarësisë

04 shkurt 2018 | 22:40

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do t’i adresohet kabinetit qeveritar të vendit.

Të hënën, në orën 11, Thaçi do të mbajë një fjalim para Kryeministrit dhe ministrave, për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka bërë të ditur Presidenca.

Mësohet se këtë fjalim në Qeveri, Thaçi do ta mbajë me ftesë të Ramush Haradinajt.

Tashmë pothuajse janë bërë të gjitha përgatitjet për festën e Pavarësisë së Kosovës.

Më 17 shkurt, në vend pritet të vijnë personalitete ndërkombëtare – ndërsa në mbrëmje do të mbahet një koncert i madh, ku do të këndojë, ndër të tjerë, edhe Rita Ora.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ndër bashkë-autorët e raportit të klasifikuar, ligjvënësi republikan Trey…