Tahiri këmbëngul që seanca e së enjtes të mbahet dhe dekreti i presidentes për Ligjin për Specialen të rikthehet në Kuvend

17 nëntor 2026 | 15:50

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës , Besnik Tahiri, ka deklaruar se në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit nuk është arritur pajtueshmëri për çështjet e rendit të ditës.

Pas dështimit të mbajtjes së mbledhjes, Tahiri u ka thënë gazetarëve se kërkesa e grupit parlamentar është që seanca e së enjtes të mbahet, si dhe dekreti i presidentes lidhur me Ligjin për Dhomat e Specializuara të kthehet në Kuvend.

“Sot nuk patëm kuorum për mbledhjen e Kryesisë. Rendi i ditës për të enjten ka ardhur me kohë. Ajo që ne e thamë si grup parlamentar është shumë e thjeshtë: ne kërkojmë që seanca e së enjtes të mbahet dhe njëkohësisht dekreti i presidentes për Ligjin për Specialen të kthehet në Kuvend. Kjo është kërkesa jonë, duhet të ketë qartësi”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjenerali Hisen Berisha ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në…