Gjenerali Hisen Berisha: Haga nuk është vetëm çështje e individëve, Kosova duhet të mbrojë të vërtetën historike

17 nëntor 2026 | 15:50

Gjenerali Hisen Berisha ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku Hashim Thaçi u dënua me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha ka rikujtuar një deklaratë të Kadri Veselit, të thënë nga foltorja e Kuvendit të Kosovës: “Heronjtë kthehen të fundit nga beteja!”.

Gjenerali Berisha ka thënë se seanca e 17 nëntorit konfirmoi edhe një herë dënimet e 16 shtatorit.

Sipas Berishës, çështja e Hagës nuk lidhet vetëm me individët, por edhe me Kosovën dhe institucionet e saj, të cilat, sipas tij, duhet t’i mbrojnë të drejtat, të vërtetën historike dhe interesin shtetëror.

“Sepse mbrojtja e së vërtetës historike dhe e interesit shtetëror nuk përfundon me një vendim gjykate!”, ka shkruar gjenerali Berisha.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Ardian Gola,…