Presidenti Begaj vizitë Kosovë, nesër takim ‘kokë më kokë’ me Osmanin

14 prill 2024 | 18:15

Presidenti i Republikës të Shqipërisë, Bajram Begaj është nisur sot në Kosovë me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani.

Zyra e shtypit e Institucionit të Presidencës bënë të ditur se, “Presidenti Bajram Begaj do të mbajë një fjalë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqe dhe Siguri që zhvillohet në Prishtinë ditën e nesërme, në datën 15 prill 2024”.

Po ashtu, njoftohet se kreu i shtetit shqitpar do të ketë një takim kokë më kokë me Presidenten Osmani si edhe disa takime bilaterale me personalitete të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka dhënë më…