Presidenti bën thirrje për konsensus rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi

21 dhjetor 2017 | 16:31

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në takimin e fundvitit me gazetarë ka thënë se duhet të gjendet një konsensus mes pozitës, opozitës dhe shoqërisë civile për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Shefi i shtetit ka thënë se po sheh një rritje të vullnetit dhe përgjegjësisë për ta kaluar këtë çështje.

Presidenti Thaçi ka thënë se vetëm duke kryer këtë obligim ndërkombëtar hapet rruga për liberalizim të vizave dhe mundësia e korrigjimit eventual të kësaj marrëveshje, që sipas tij, nëse ka fakte që janë bërë gabime, raporton “Epoka e re”.

Thaçi ka shtuar se askush nuk mërzitet për Kosovën nëse vet institucionet e Kosovës nuk i kryejnë obligimet që kanë. Sipas tij, viti 2017 ka qenë i suksesshëm për Kosovën, pasi sipas tij, janë mbajtur dy palë zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gani Dreshaj,…