Presidenti brazilian: Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës është gjenocid

18 shkurt 2024 | 14:27

Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, ka akuzuar Izraelin të dielën për kryerjen e “gjenocidit” kundër civilëve palestinezë në Rripin e Gazës.

“Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës nuk është një luftë, është një gjenocid”, u ka thënë ai gazetarëve në Addis Ababa, ku po merrte pjesë në një samit të Bashkimit Afrikan.

“Nuk është një luftë ushtarësh kundër ushtarëve. Është një luftë mes një ushtrie shumë të përgatitur dhe grave e fëmijëve” , ka thënë presidenti brazilian.

Udhëheqësi 78-vjeçar e ka dënuar sulmin e 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit si një akt “terrorist”, por që atëherë ai është rritur me zë kritik ndaj fushatës ushtarake hakmarrëse të Izraelit, raporton “The Guardian”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kontigjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka…