Ushtarët e FSK-së përfundojnë me sukses aktivitetet e ushtrimit fushor “KFOR 33”

18 shkurt 2024 | 14:21

Një kontigjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar me suksese aktivitetet në Ushtrimin Fushor “KFOR 33”.

“Kontigjenti i FSK-së, ka përfunduar me sukses pjesëmarrjen në ushtrimin fushor ‘KFOR 33’ dhe janë kthyer në Kosovë”, ka njoftuar FSK-ja.

Ushtrimi Fushor “KFOR 33” është ushtrim shumëkombësh në të cilin marrin pjesë më shumë se dhjetë shtete partnere të ShBA-së dhe realizohet në bazën ushtarake amerikane në Gjermani (JMRC-Hohenfels).

“Ushtrimi është i dizajnuar që të testojë dhe vlerësojë gatishmërinë e njësive luftarake të Ekipeve Luftarake të Brigadës së Këmbësorisë (48 IBCT) si pjesë e rotacioneve për misionin e KFOR-it në Kosovë dhe po ashtu përgatit shtetet partnere për operacione të përbashkëta”, ka njoftuar FSK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, është takuar të…