Presidenti dekoron Imer Gashin me Medaljen Presidenciale të Meritave

27 qershor 2019 | 10:24

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot me Medaljen Presidenciale të Meritave, këngëtarin e muzikës folklorike Imer Gashin.

“Me Medaljen Presidenciale të Meritave sot e dekorova Imer Gashin, kultivues i kamotshëm i muzikës folklorike dhe ruajtës i vlerave dhe traditave tona kombëtare. Imeri është djali i Sefë Mleqanit dhe së bashku me vëllezërit e tij, njërin prej tyre Hero të Kosovës, me këngë dhe pushkë frymëzuan gjenerata të tëra për t’i dalë në mbrojtje atdheut. Familja e Sefë Mleqanit ishte vatër e atdhetarizmit edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka refuzuar ftesën e presidentit…