Rama refuzon ftesën e presidentit Meta për të diskutuar rreth situatës politike

27 qershor 2019 | 10:17

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka refuzuar ftesën e presidentit shqiptar, Ilir Meta për të diskutuar situatën politike në këtë vend.

Përveç Ramës, në takime të veçanta, Meta ka ftuar edhe kreun e opozitës, njëherësh kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Rama ka thënë se “për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial”, nuk do të mund të jetë pjesë e takimit.

“Kemi zgjedhje, jam i zënë!”, ka thënë ndër të tjera ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka bërë…