Presidenti hungarez tentoi që t’i puthte dorën, Presidentja e Moldavisë e refuzon

05 qershor 2023 | 08:45

Viktor Orbán mori pjesë të enjten në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, por së fundmi është përhapur një video në rrjetet sociale që tregon se si ai përjetoi një moment të sikletshëm nga Presidentja e Moldavisë.

Maja Sandu e priti Orbanin në kështjellën Mimi dhe kur u takuan, Presidenti hungarez donte t’i puthte dorën.

Mirëpo ajo e ka refuzuar.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale shihet se Orban në atë moment ka qenë mjaft i hutuar, transmeton Kurir.

Nuk dihet pse Maja Sandu vendosi të refuzojë puthjen e Orbanit, por ka mundësi që të jetë për mosmarrëveshjet e tyre politike, kryesisht për luftën në Ukrainë dhe Vladimir Putinin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të ndeshjes…