Presidenti “i çmendur” shpenzon 46 mijë dollarë për një gaforre

11 nëntor 2019 | 11:16

Një gaforre është shitur për 46 mijë dollarë në Japoni. Krijesa e detit kishte këtë vlerë të lartë pasi ishte 14.6 metra e gjatë dhe peshonte 1.2 kilogram.

Gaforrja e borës u ble nga Tetsuji Hamashita, presidenti i një kompanie prodhimesh deti. Ai bëri këtë blerje me qëllim që t’ua shërbejë të pasurve në restorantet më luksoze të Tokios.

“E di që çmimi është tej mase i lartë, por kështu e do zakoni. Megjithatë, jam i sigurt se gaforrja e justifikon çmimin”, ka njoftuar Hamashita për CNN.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një peshk me “fytyrë-njeriu” është filmuar nga një prej banorëve…