Presidenti i Izraelit: Detyra jonë është të luftojmë antisemitizmin

27 janar 2020 | 17:15

Të mbijetuar të Holokaustit dhe udhëheqës ndërkombëtarë kanë nderuar të hënën viktimat e nazistëve në ish-kampin e vdekjes në Aushvic të Polonisë.

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, dhe ai i Polonisë, Andrzej Duda, kanë vizituar kampin, 75 vjet pas çlirimit të tij nga forcat sovjetike.

Rreth 1.1 milion njerëz, shumica hebrenj, janë vrarë atje.

Duke iu adresuar gazetarëve, Rivlini ka paralajmëruar veprime kundër “zërave që përhapin urrejtje” dhe “kërcënojnë demokracinë”.

“Detyra jonë është të luftojmë antisemitizmin, racizmin dhe nostalgjinë fashiste, këto të këqija të sëmura”, ka thënë ai.

Rivlini dhe Duda kanë vendosur kurora me lule në Murin e Vdekjes, vendin ku nazistët kanë qëlluar për vdekje mijëra të burgosur.

Kompleksi i kampit Aushvic-Birkenau, në Poloninë jugore të pushtuar nga nazistët, ka qenë qendra më famëkeqe e vrasjeve të regjimit.

Mijëra polakë, të burgosur sovjetikë të luftës, romë dhe të persekutuar të tjerë kanë vdekur gjithashtu atje.

Gjermania naziste ka vrarë rreth gjashtë milionë hebrenj gjatë fushatës së saj për të dominuar racat dhe kombet e tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…