Presidenti i Izraelit mandaton Netanjahun ta formojë qeverinë

26 shtator 2019 | 11:44

Presidenti i Izraelit i ka kërkuar kryeministrit Benjamin Netanjahu që të nisë përpjekjet për formimin e një qeverie të re në kushtet kur asnjë forcë politike nuk ka fituar shumicën e nevojshme për ta formuar qeverinë, situatë që ka paralizuar vendin.

Zyra e presidentit Reuven Rivlin e bëri njoftimin të mërkurën pas takimit me Netanjahun dhe kundërshtarin e tij kryesor Benny Gantz.

Në Izrael presidenti gëzon të drejtën të zgjedhë kandidatin që ai beson se ka mundësinë më të mirë për të formuar një qeveri koalicioni në kushtet kur as partia e Netanyahut dhe as ajo e Gantzit nuk morën mbështetjen e duhur për të formuar qeverinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas pjesëmarrjes në konkurs në Festivalin e fundit të Filmit…