Presidenti i Letonisë nesër viziton Kosovën

21 prill 2022 | 16:44

Presidenti i Letonisë, Eglis Levits, nesër do të bëj vizitë zyrtare në Kosovë.

Levits do të pritet nga kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në ora 12:15, në kabinetin e tij.

Kjo është bërë me dije nga zyra për media e Kuvendit.

Zyra e presidentes Vjosa Osmani dhe e kryeministrit Albin Kurti ende nuk kanë paralajmëruar takim me presidentin Levits.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kampionatin e Kosovës në hendboll (meshkujt) të enjten fillon…