Presidenti i Meksikës rezulton pozitiv me Covid-19

25 janar 2021 | 11:29

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez  Obrador, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. 67-vjeçari njoftoi në mediat sociale infektimin e tij dhe tha se kishte simptoma të lehta dhe se është shumë optimist se kjo situatë do kalojë shpejt.

Obrador deklaroi se ai do të vazhdojë të punojë nga shtëpia.

Ai gjatë qëndrimin i izoluar në shtëpi ka zhvilluar një telefonatë me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe po mendohet që të blihet vaksina e prodhua nga Rusia.

Presidenti meksikan ka premtuar se do të negocionte të merrte 12 milionë doza të vaksinës së prodhuar nga Rusia nëse rezulton e efektshme.

Meksika nuk e ka miratuar ende asgjë vaksinë kundër Covid-19, por zyrtarët kanë deklaruar se do të negociojnë dhe me Pfizer-BioNTech, pasi duhen shumë vaksina për një popullsi rreth 128 milionë banorë.

Meksika është një nga vendet më të prekura nga Covid-19, pasi deri tani janë konfirmuar më shumë se  1.75 milionë raste./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që…