Presidenti i Napolit kërkon 112 milionë euro për Koulibalyn

13 janar 2021 | 12:19

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është një negociator i vështirë. Sipas “The Sun”, ai tashmë ka paralajmëruar Manchester Unitedin dhe Liverpoolin se çfarë duhet të paguajnë, nëse duan të marrin Kalidou Koulibaly në këtë janar.

Udhëheqësi i lartë i bluve e ka vlerësuar mbrojtësin qendror, 29-vjeçarin senegalez, me 112 milionë euro. Ose kjo shumë, ose asgjë, nuk ulet në tryezën e bisedimeve me askënd.

Dy klubet e njohura angleze, të interesuara për “bishën” e mbrojtjes, janë qartësisht të paralajmëruara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbesa e Hashim Thaçit dhe ish-deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi,…