Nga familja reagojnë pas publikimit të fotografisë së nënës së ish-presidentit Thaçi

13 janar 2021 | 12:13

Mbesa e Hashim Thaçit dhe ish-deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi, ka reaguar pas publikimit të fotografisë së nënës së ish-presidentit nga stafi mjekësor i QKUK-së.

Deputetja e PDK-së ka thënë se e drejta për privatësi dhe konfidencialitet është një nga të drejtat kryesore të pacientëve.

Ajo ka thënë se publikimi i fotografive të pacientëve cilësohet si shkelje flagrante e të drejtave të tyre.

Ky reagim i Evgjeni Thaçit vjen pasi që një infermiere publikoi një fotografi me nënën e ish-presidentit, dhe e cila menjëherë u bë virale në rrjete sociale dhe medie.

E drejta për privatësi dhe konfidencialitet është një nga të drejtat kryesore të pacientëve. Trajtimin me dinjitet të çdo individi, e siguron legjislacioni në fuqi dhe konventat ndërkombëtare që trajtojnë të drejtat e njeriut. Duke shprehur mirënjohje të thellë për punën e tyre, lus stafin shëndetësor kudo në Kosovë, e po ashtu edhe mediet, që ta respektojnë privatësinë e pacientëve pa marr parasysh kush janë ata. Publikimi pa autorizim i fotografive të pacientëve (pa marre parasysh qëllimin), cilësohet si shkelje flagrante e të drejtave te tyre dhe një sjellje aspak profesionale”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se sot i është bashkuar biznesmeni…