Presidenti i Shqipërisë udhëton sot për në Kroaci

26 prill 2023 | 10:55

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me ftesë të presidentit Zoran Milanoviq sot (e mërkurë) do të udhëtojë për vizitë shtetërore në Kroaci.

Begaj, siç është bërë me dije nga zyra e tij do të mirëpritet të enjten sipas ceremonive të nderit dhe të mirëseardhjes për të vijuar agjendën zyrtare të bisedimeve me presidentin kroat, duke u fokusuar te marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimi rajonal, rrugëtimi evropian i Shqipërisë, si dhe zhvillimet e tjera me ndikim në çështjet e paqes dhe sigurisë.

Në kuadër të kësaj vizite shtetërore, Begaj do të pritet në takime të veçanta nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq si dhe kryetari i Parlamentit të Kroacisë, Gordan Jandrakoviq.

Gjatë qëndrimit në Kroaci, Begaj do të zhvillojë edhe një takim me përfaqësues të shoqatave shqiptare.

“Më 28 prill 2023, nën shoqërinë e mikpritësit, presidentit të Kroacisë Milanoviq, presidenti Begaj do të vizitojë e takohet me arbanasit e Zarës (Zadarit), aktivitetet që shënon vizita shtetërore e presidentit Begaj dhe e delegacionit që e shoqëron, mbyllet, ditën e premte, më 28 prill 2023”, ka njoftuar zyra e Begajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:00,…