Presidenti i UEFA-s: Në këto momente dramatike rëndësi ka shëndeti

28 mars 2020 | 18:03

Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, Aleksander Ceferin, ka folur rreth mundësisë që sezoni të anulohet.

Përkundër punës së palodhshme e propozime të planeve të ndryshme, presidenti ka thënë se gjithçka është në duart e pandemisë.

Sezoni edhe mund të humbet, por Ceferin insiston me të drejtë se shëndeti është mbi të gjitha.

“Në këto momente dramatike, gjëja më e rëndësishme është shëndeti i njerëzve dhe dalja nga kriza. Sigurisht, ndikimi në futboll simbolizon se Evropa dhe bota kanë ndaluar” ka thënë Ceferin.

“Ne nuk e dimë se kur kjo pandemi do të ndalet, por ne kemi një plan A, B dhe një C. Ne jemi në kontakte me ligat, klubet, ka një grup punues. Ne duhet të presim, si secili sektor” ka thënë tutje presidenti i UEFA.

Duket se në mendjen e UEFA opsioni për anulim të sezoneve qëndron larg, pasi ka tashmë tri plane në letër. Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveq funksionimit të mirëfilltë të trajtimit dhe shpërndarjes së barabartë…