Presidenti i UEFA-s tallet me Superligën: Më dërguan kalendarin, luante vetëm Real Madrid-Juventus

22 prill 2021 | 22:14

Pas ditëve të para ku reagoi me gjuhë të ashpër, presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin, ka gjetur kohën për t’u tallur me idenë e Superligës europiane. Për një media sllovene ai fillimisht është shprehur:

“Për mendimin tim nuk ka patur kurrë një Super League. Ishte një përpjekje për të krijuar një ligë fantazmë të të pasurve që nuk ndiqte asnjë sistem, që nuk do të merrte parasysh piramidën e futbollit në Evropë, traditën dhe kulturën e saj,”-u shpreh fillimisht Ceferin, ndërsa më pas kaloi në kundërsulm:

“Ata të gjithë na nënvlerësuan, por tani pres që në të ardhmen askush në botën e futbollit të mos më nënvlerësojë.”

Në fund presidenti i UEFA-s u tall me idenë e Superligës dhe konkretisht me dy klube si Real Madrid dhe Juventus. ‘Sot një klub më dërgoi orarin e ndeshjeve të Superligës: ishte kënaqësi e madhe, luante vetëm Real Madrid-Juventus’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, pas hezitimit të parë i…