Presidenti maqedonas për tubimet në Çair dhe Tetovë: Organizatorët të ndëshkohen

13 gusht 2023 | 13:20

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka reaguar për organizimin e tubimeve në Tetovë dhe Çair.

Në këto tubime ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Me këtë rast Pendarovski, ka thënë se në këto organizime u promovuan idetë shoviniste.

Ai ka kërkuar që organizatorët të ndëshkohen.

“Organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen ligjërisht për shkeljen e dispozitave ligjore për përdorimin e flamurit dhe himnit shtetëror dhe flamujve dhe simboleve të komuniteteve, duke i injoruar plotësisht simbolet e shtetit. Në atë drejtim, i bëj thirrje organeve kompetente që sa më parë t’i kryejnë procedurat e parapara”, është thënë në reagimin e Pendarovskit.

Mënyra e realizimit të idesë së riemërtimit të rrugës në komunën e Çairit, sipas reagimit të Pendarovskit, është në kundërshtim me parimin e debatit demokratik dhe respektimit të trashëgimisë historike të të gjitha komuniteteve në shtet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia kufitare e Shqipërisë ka bllokuar 32 mjete lundruese nga…