Presidenti Meta: E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet

06 gusht 2019 | 12:12

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se e vetmja zgjidhje janë zgjedhjet.

“E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. Pa zgjedhje nuk ka demokraci. Pa demokraci nuk ka drejtësi të pavarur. Pa të dyja së bashku nuk ka të drejta dhe ekonomi për të gjithë shqiptarët. Dhe as ndëshkim për politikanët. Moszgjidhja i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe nuk e do hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, pasi ka për të humbur gradualisht pushtetin e paligjshëm politik, ekonomik dhe mediatik. 18 tetori po afron!”, ka shkruar Meta.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë dhënë medalje të tjera në Lojërat Pan Amerikane që…