Presidenti Meta: Kadare, gjeniu i letrave dhe i mendimit shqiptar

28 janar 2020 | 11:22

“Gjeniu i letrave dhe i mendimit shqiptar, simboli i vokacionit tonë perëndimor, Ismail Kadare, kolosi krijues me përmasa botërore, që na bën krenar të gjithëve, feston sot 84-vjetorin e lindjes”, kështu ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

“Në këtë datë të shënuar, jo vetëm për të dhe familjen e dashur Kadare, por për mbarë kombin shqiptar, i shpreh shkrimtarin tonë Ismail Kadare, urimet më të përzemërta, shëndet e jetë të gjatë dhe suksese të reja në krijimtarinë e tij të ndritur”, ka shkruar Meta.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Miss Americana” është titulli i një dokumentari për jetën e…