Presidenti Meta ngushëllon drejtorin e gazetës “Epoka e re” për vdekjen e babait

28 nëntor 2020 | 20:29

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ngushëlluar drejtorin e gazetës “Epoka e re”, Sadik Zeqiri, për vdekjen e babait, Miftar Zeqiri, i cili ndërroi jetë sot nga një sëmundje e shkurtër në moshën 79-vjeçare.

Presidenti Meta ka theksuar se në këto momente të vështira janë pranë familjes Zeqiri.

“I nderuari z. Zeqiri

Në emrin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z ILIR META dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ju dhe familjen Tuaj, për humbjen e babait të dashur z. Miftar Zeqiri.

Jemi pranë familjes tuaj në këto momente të vështira!

Me respekt

Tedi Blushi

Këshilltar për Mediat dhe Zëdhenës i Presidentit të Republikës”, theksohet në telegramin ngushëllues të Presidencës së Shqipërisë.

I jepet lamtumira e fundit babait të drejtorit të gazetës “Epoka e re”, Miftar Zeqiri (Foto)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është një nga ata emra që premton shumë për të…