Presidenti Meta përshëndet marrëveshjen e partive shqiptare në Mal të Zi

30 janar 2019 | 23:42

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur sot marrëveshjen e partive shqiptare në Mal të Zi, të cilat kanë formuar një koalicion të përbashkët për zgjedhjet lokale në komunën e Tuzit.

E përshëndes vendimin e mençur të udhëheqësve të subjekteve politike shqiptare në Malin e Zi për arritjen e marrëveshjes për formimin e një koalicioni të përbashkët parazgjedhor për zgjedhjet lokale të 3 marsit në Komunën e Tuzit.

Duke u uruar suksese në këtë garë elektorale, jam besimplotë se kjo marrëveshje është një hap në drejtimin e duhur për fitoren dhe drejtimin e Komunës së Tuzit përmes bashkëpunimit por edhe bashkëjetesës shembullore me malazezët dhe me të gjithë grupimet e tjera etnike“,- shkruan Presidenti Meta.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Bournemouth ka bërë këtë të mërkurë atë që…