Presidenti Thaçi: Fehmi e Xhevë Lladrovci janë emblema e UÇK-së

20 shtator 2018 | 13:06

Presidenti i  Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjese në ceremoninë e përurimit të shtatores së heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovcit, me rastin e shënimit të 20- vjetorit të rënies së tyre.

Thaçi në fjalimin e tij ka thënë se Fehmi e Xhevë Lladrovci janë emblema e UÇK-së.

“Për Xhevën dhe Fehmiun se ata të dy ishin janë dhe do të mbetën në përjetësi si emblema të UÇK-së. Kam pasur rastin dhe krenarinë e përjetimeve të rrezikshme në tejkalimin e kufijve. Ajo që mund të them është se fryma, angazhimi dhe mesazhet unifikuese dhe mobiliezuaese të Xhevës dhe Fehmiut për qytetarët e Kosovës janë të pakrahasueshme”, ka thënë Thaçi.

Në këtë kontekst, Thaçi ka thënë se nuk do ta lejojë ndarjen e Kosovës.

“E përsëris, nuk do të lejojë ndarje të Kosovës apo ndonjë opsion siç është Republika Srpska është e papranueshme”, është shprehur Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim…