Presidenti Thaçi: Kujtimi për Ejup Statovcin është i përjetshëm

19 tetor 2019 | 10:18

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar Ejup Statovcin, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Thaçi ka shkruar me konsideratën më të lartë e kujton rektorin Statovci si profesor, pedagog dhe drejtues i Universitetit të Prishtinës në kohët më të vështira të mbijetesës sonë kombëtare dhe politike në fund të shekullit njëzet.

“Para njëzet viteve u nda nga jeta rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Ejup Statovci. Me konsideratën më të lartë e kujtoj rektorin Statovci si profesor, pedagog dhe drejtues i Universitetit të Prishtinës në kohët më të vështira të mbijetesës sonë kombëtare dhe politike në fund të shekullit njëzet. Kujtimi për të është i përjetshëm”, ka shkruar Thaçi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të mbahet orë përkujtimore me rastin e 20-vjetorit…