Presidenti Thaçi nuk heq dorë nga bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën

27 dhjetor 2018 | 13:20

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencës e fundvitit me gazetarë, ka thënë se mbështet të drejtat e shqiptarëve bë Luginën e Preshevë,

“Unë mbështes në plotëni të drejtat legjitime dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, bile sot me fuqishëm sesa gjatë verës. Në muajt në vijmë shpresoj në zyrtarizimin e së drejtës së tyre për bashkëngjitjen me Kosovën, Kosova do të krijojë dhe prodhoj argumente, ta lehtësojë dialogun dhe të krijohet përcepsioni sikur Kosova është pengesë për fillimin e dialogut”, ka thënë Thaçi.

Në këtë konferencë, Thaçi ka folur edhe për ekipin negociator për bisedime në Bruksel, ku ka thënë se Kuvendi ka marrë një vendim shumë të drejtë për ta votuar këtë ekip.

“Delegacioni ka legjitimitetin qytetarë dhe përgjegjësinë e marrë nga të zgjedhurit e popullit. Do të ishte interes që të ketë përfshirje më të gjerë. Ditën kur është votuar delegacioni është votuar edhe një rezolutë prandaj tash dokumentet që nxjerrin duke respektuar kushtetuan do të jenë obliguese për të gjithë”, ka deklaruar Thaçi.

I pyetur nga gazetarët, nëse ai dhe ekipi negociator kanë pajtueshmëri për prekjen e kufijve, Thaçi është përgjigjur: “Ekipi negociator është pajtuar me propozimin tim më 8 janar ata të jenë në Bruksel, ndërsa unë në Brezovicë në skijim”.

Bashkëbisedimi i fundvitit me gazetarë (Drejtpërdrejt)

Gepostet von Hashim Thaçi am Donnerstag, 27. Dezember 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali po mendon të marrë një portier të ri, pasi…