Presidenti Thaçi priti shefen e zyrës greke në Kosovë

28 mars 2018 | 14:41

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në një takim lamtumirës shefen e zyrës greke në Kosovë, ambasadoren Konstantina Athanassiadou.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar ambasadoren Athanassiadou për angazhimin e saj personal dhe për përkrahjen e Greqisë për Kosovën.

“Greqia e ka mbështetur vazhdimisht Kosovën në proceset e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, ambasadorja Athanassiadou ka theksuar se Greqia mbetet përkrahëse e Kosovës në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Presidenti Thaçi dhe ambasadorja Athanassiadou diskutuan edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Greqisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonardo Bonucci ka një mesazh për ish-skuadrën e tij, Juventus,…