Presidenti Thaçi të hënën udhëton për në ShBA

21 nëntor 2018 | 14:06

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë një vizitë katërditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Klan Kosova” ka mësuar se Thaçi do të udhëton të hënën për Amerikë.

Në plan janë vizitat në Shtëpinë e Bardhë, në Departamentin e Shtetit, në atë të Mbrojtjes ose Pentagon, si dhe në Kongres, ku do të ketë takime të rëndësishme në Senat, që është dhoma e lartë e Kuvendit amerikan.

Temë kryesore e takimeve dhe bisedave që Thaçi do të zhvillojë në Uashington e gjetiu, sipas informatave që ka “Klan Kosova”, është e ardhmja e shtetit të Kosovës, në veçanti dialogu me Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i Brazilit, Ronaldo, vazhdon të mbetet një nga futbollistët…