Ronaldo: Ndeshjen ndaj Unitedit nuk e harroj kurrë

21 nëntor 2018 | 14:03

Ish-sulmuesi i Brazilit, Ronaldo, vazhdon të mbetet një nga futbollistët më të mëdhenj të historisë së futbollit.

Pa lëndimet që e përcollën gjatë gjithë kohës, ai mund të bëhej absolutisht më i miri i të mirëve. Tashmë Ronaldo e mban rolin e presidentit të Valladollidit në elitën e futbollit spanjoll, ndërsa në një prononcim për “Sky Sport”, Ronaldo i rikthehet një prej momenteve më të bukura të karrierës së vet. Ishte 23 prilli i vitit 2003 dhe në “Old Trafford” luhej ndeshja e Ligës së Kampionëve në mes të Manchester Unitedit dhe Real Madridit. Ishte ndeshja e kthimit të çerekfinaleve.

Ronaldo shënonte një tregolësh fantastik, ndërsa skuadra e Fergusonit fitonte me rezultatin 4-3. Në gjysmëfinale kalonin madrilienët, në sajë të fitores 3-1 në ndeshjen e parë, ndërsa Ronaldo nuk e harron kurrë atë natë. “Të luash për Realin e Madridit është ëndrra e të gjithëve, është maksimumi. Njësoj si ta veshësh bluzën e Brazilit. Më kujtohet një nga momentet më të rëndësishme të jetës sime. Një ndeshje e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Unitedit në ‘Old Trafford’. U zhvillua një ndeshje e hapur dhe shumë e bukur, shënove 3 gola dhe ishte një spektakël i vërtetë”, ka thënë Ronaldo.

“Gjëja më e bukur ndodhi kur u zëvendësova: tifozët më dhuruan një ‘standing-ovation’. Nuk e prisja, por të gjithë njerëzit ishin ngritur në këmbë për mua. U befasova nga reagimi spontan i kundërshtar. Ishte një moment magjik, një nga më të rëndësishmit në jetën time. Futbolli është gjithçka dhe kur rikthehem pas në kohë, ndihem krenar për çfarë kam bërë në karrierën time”, ka shtuar Ronaldo.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tuna këtë herë sikurse herëve të tjera vjenë me shumë…