Presidenti Thaçi tregon se çfarë bisedoi me këshilltarin e Trumpit

31 janar 2019 | 18:54

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton.

Thaçi ka thënë se Boltonin se ka siguruar se Republika e Kosovës mbetet e përgjegjshme për vazhdimin e dialogut dhe do të flasë me një zë, ashtu siç ka kërkuar presidenti i ShBA-së, Donald Trump.

“Këtë pasdite kisha një bisedë telefonike me Këshilltarin për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ambasadorin John Bolton. Ne biseduam për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për partneritetin e përhershëm në mes të Kosovës dhe ShBA-së. Ambasadorin Bolton e sigurova se Republika e Kosovës mbetet e përgjegjshme për vazhdimin e dialogut dhe do të flasë me një zë, ashtu siç ka kërkuar presidenti Trump. Ne jemi të bindur se dialogu do të fillojë së shpejti dhe do të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që siguron njohjen reciproke dhe anëtarësimin në NATO, BE dhe OKB. Kosova ka ecur gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe miqësia do të jetë e përhershme”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sabri Kiçmari ish-ambasador i Kosovës në Austri dhe Australi ka…