Presidenti Thaçi: Vepra e artistit Gëzim Kruja, trashëgimi që do të jetojë gjatë në mendjet tona

05 prill 2020 | 21:56

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se vdekja e artistit të talentuar Gëzim Kruja është humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

“Me artin e tij komik ai shpërfaqi talentin e jashtëzakonshëm për dekada me radhë. Humori i tij ishte sa komik, aq edhe satirë dhe sarkazëm për fenomenet e ndryshme të shoqërisë shqiptare”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se vepra e artistit Gëzim Kruja është trashëgimi që do të jetojë gjatë në mendjet tona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se…