Presidenti Trump “shumë i sigurt” se ShBA-ja do t’ia japë botës vaksinën kundër koronavirusit

06 maj 2020 | 12:39

Shkruan: Bujar Berisha, New York

Si gjithmonë në historinë e vet relativisht të shkurtër-portë bujshme populli amerikan kur ballafaqohet me kriza të thella,ai thjesht shkëlqen duke dhënë më të mirën jo vetëm për vete,por edhe për gjithënjerëzimin. Në dy luftërat botërore ShBA-ja shpëtoi demokracitë euro-perëndimore,dhe kur Bashkimi Sovjetik në verën e 48-ës bllokoi pjesët e Berlinit dhe mendoi se iu bëri “shah-mat” ShBA-së dhe aleatëve të saj,në punë hyri gjenialiteti i Forcave Ajrore Amerikane të cilat krijuan urën ajrore duke furnizuar popullin gjerman me ushqime dhe gjëra tjera të nevojshme. Amerikanët jo vetëm që “shpëtuan mbretin”,por me shpëtimin e Berlinit ia rrotulluan sovjetikëve edhe tavolinën në të cilën luhej beteja strategjike e shahut.
Në të njëjtën situatë gjendet qytetërimi perëndimor në luftën kundër koronavirusit. Tashmë ShBA-ja posedon fakte të pamohueshme se Kina komuniste jo vetëm që nuk e alarmoi Perëndimin dhe botën për rrezikun që i kanosej, por ajo bëri lëvizje strategjike kundër Amerikës dhe Unionit Evropian duke ndaluar fluturimet ajrore të brendshme (gjatë krizës që pati me koronavirus) dhe në të njëjtën kohë duke lejuar që 5 milionë kinezë nga Wuhani (vatra e koronavirusit) të udhëtojnë në katër anët e botës. E diktaturës komuniste kineze këta hapa nuk iu dukën të mjaftueshme dhe prapë duke mos alarmuar botën për rrezikun që i kanosej, ata “me fshesë të rrymës” në katër anët e botës i gëlltitën materialet mjekësore të nevojshme për koronavirusin.
Me të njëjtën metodë diktatoriale Kina komuniste është duke i zhvilluar tri vaksina për koronavirusin -nuk bashkëpunon me ekspertë dhe laboratorë të vendeve tëndryshme që të shpëtojë njerëzimin nga rreziku më i madh i këtij shekulli ,por të përdorë koronavirusin q ë të imponojë hegjemoni.
Mu për këtë presidenti Trump para disa ditëve autorizoi një ekip shkencëtarësh, ekonomistësh dhe strategësh që të zhvillojnë vaksinën sa më parë,duke ua lënë duart e lira në planifikimin dhe zbatimin e projektit. Ekipit iu deklarua se shpenzimet financiare për projektin “nuk kanë limit”.
Nuk kaloi as një javë dhe të dielën presidenti Trump dha lajmin e shpresës se vaksina “do të mund të jetë gati në dhjetor”. Pohimin e presidentit e përkrahi edhe autoriteti në fushën e virologjisë dr. Anthony Faucci i cili deklaroi se “në qoftë se të gjitha gjërat do të jenë në vendin e vet do të kemi vaksinën në janar”. Ky afat premtues që administrata dhe populli amerikan i dha botës të dielën e shkurtoi dukshëm afatin e deritanishëm 18 muajsh (për zbulimin e vaksinës)duke i dhënë shpresë njerëzimit se ai do të lirohet nga ky makth i keq në një kohë relativisht të shkurtër.
ShBA-ja në këtë moment është duke zhvilluar 3 vaksina në të njëjtën kohë.
Nuk ka problem për vullnetarë për t’i provuar ato.
Brenda dy vjetësh ShBA-ja do t’i transferojë fabrikat për prodhimin e antibiotikëve nga Kina. Deri tani 97% të antibiotikëve për konsumin amerikan janë prodhuar në Kinë.
Sentimentianti-kinez është i barabartë në të dy krahët e politikës amerikane, 2/3 e qytetarëve fajësojnë Kinën.
Në paraqitjen e së dielës presidenti Trump deklaroi se Kina ka bërë “një gabim të tmerrshëm,dhe ata nuk duan që ta pranojnë”. Ai më tutje deklaroi se Kina e ka “mashtruar” Organizatën Botërore të Shëndetësisë,dhe mu për këtë administrata e tij i suspendoi fondet e konsiderueshme ndaj kësaj organizate duke e akuzuar se luajti rolin e “papagallit” për Kinën komuniste,dhe kështu dështoi që të alarmojë komunitetin ndërkombëtar për rrezikun që po i kanosej njerëzimit.
Në të njëjtën kohë me zhvillimin e vaksinës,në proces të testimit dhe aprovimit janë së paku 35 ilaçe të ndryshme të cilat në mënyra të ndryshme premtojnë lehtësimin ndaj simptomave të koronavirusit. “Remdesiviri” është fillimi i parë domethënës dhe premtues nga ky grup i ilaçeve në shqyrtim.
Ky është shpirti i vërtetë i shpresës dhe lirisë që buron nga populli amerikan.
Dhe si zakonisht shpresa dhe liria gjatë historisë së gjatë të njerëzimit e kanë shkatërruar hegjemoninë dhe totalitarizmin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, sot…