Presidenti ukrainas: Konflikti ushtarak me Rusinë, luftë e përgjithshme në Evropë

02 shkurt 2022 | 08:13

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se konflikti ushtarak me Rusinë jo vetëm që do të përfshijë Ukrainën, por do të sjell luftë të përgjithshme në Evropë.

Duke folur me kryeministrin britanik Boris Johnson në Kiev, Zelesnky theksoi se liderët kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për frenimin e Rusisë, duke shtuar se askush nuk mund të parasheh se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, transmeton Telegrafi.

Zelensky tha se Kievi ka marrë një qasje më të përgjegjshme ndaj marrëveshjes së armëpushimit nga Minsku për përfundimin e luftës në lindje të Ukrainës, por nuk ishte dakord me Moskën sa i përket rendit të zbatimit të marrëveshjes.

E kryeministri britanik u shpreh se presidenti rus po ia mban revolen në kokë Ukrainës, duke tentuar të bëjë ndryshime në arkitekturën evropiane sa i përket sigurisë – dhe ishte i bindur se nuk po i ekzagjeron kërcënimet ruse.

“Është një rrezik prezent. Shohim që një numër i madh i trupave po mblidhen, shohim përgatitjet për të gjitha llojet e operacioneve që janë në kuadër me fushatën ushtarake”, shtoi Johnson duke paralajmëruar se sot do të bisedojë me Putinin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
/Mal Qorraj, Epoka e re/ Si zakonisht, në rastet e…