Presidenti i Zvicrës, Berset, uron Thaçin për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës

18 shkurt 2018 | 10:17

Presidenti i Zvicrës, Alain Berset, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në letrën e dërguar ndër të tjera thuhet se Zvicra është e përkushtuar në thellimin e miqësisë me Kosovën.

Kjo është letra e plotë:

“Shkëlqesia Juaj,

Në emër të Këshillit Federal Zviceran dhe në emrin tim, dua t’ju përcjell urimet e mia më të ngrohta për ju, Shkëlqesia Juaj, me rastin e Ditës së Shtetësisë dhe 10 vjetëve të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Gjithashtu ju përcjell dëshirat e mia më të sinqerta për mirëqenien dhe prosperitetin e shtetit tuaj dhe për shëndetin dhe suksesin tuaj.

Ju mund të jeni të sigurt për përkushtimin e Zvicrës për thellimin e besimit dhe miqësisë reciproke me Republikën e Kosovës dhe shpresojmë që marrëdhëniet tona të lulëzojnë në vitet në vijim.

Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi, e ka dekoruar këngëtaren kosovare me famë…