Presidenti i Zvicrës viziton Kosovën në qershor

11 shkurt 2018 | 19:40

Presidenti i Zvicrës, Alain Berset, do të vizitojë Kosovën në muajin qershor, ka konfirmuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nëpërmjet një postimi në profilin e vet në  “Facebook”.

Sipas Thaçit, nga Seuli të Koresë Jugore për në Munih të Gjermanisë ka fluturuar bashkë me presidentin e Zvicrës dhe atë të Holandës Mark Rutte.

Postimi i plotë i Thaçit në “Facebook”:

Fluturimin nga Seuli në Munih e bëra së bashku me presidentin e Zvicrës, z.Alain Berset, dhe kryeministrin e Holandës, z. Mark Rutte. Presidenti i Zvicrës, z.Alain Berset, ma konfirmoi vizitën e tij zyrtare në Kosovë gjatë muajit qershor. Kosova është e bekuar që ka miq të tillë anë e mbanë botës. HTH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq është takuar në…