Presidentja i dorëzon Ismail Kadaresë, Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës

05 shtator 2023 | 20:20

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka dorëzuar shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadare, Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.

Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës”, ka bërë me dije ajo.

Osmani, përmes një postimi në platformën Facebook, ka shkruar se Kadare vazhdon të pushtojë botën me rrëfimet e tij.

“Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun”, ka përmbyllur Osmani postimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka komentuar miratimin e…