Presidentja Osmani: Beteja e Koshares dëshmoi se sakrifica për liri nuk ka çmim

09 prill 2023 | 13:34

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në 24-vjetorin e betejës së Koshares, ka thënë se me respekt kujton heronjtë e kësaj beteje.

Në këtë kontekst, Osmani ka thënë se Kosharja ka dëshmuar fuqishëm se sakrifica për liri është shumë e lartë, por liria nuk ka çmim.

“Rënia heroike e komandantëve Salih Çekaj, Agim Ramadani,  Xhemajl Fetahaj, Abaz Thaçi dhe komandantëve e luftëtareve të tjerë, dëshmoi se Beteja e Koshares ruan vend nderi në kujtesën tonë kolektive”, ka thënë Osmani, duke shtuar se pjesë e betejës ishin nga thuajse të gjitha trevat shqiptare.

“Përulemi para trimërisë dhe sakrificës së luftëtarëve të lirisë nga Poroji i Tetovës, Tirana e Tropoja, Tuzi e Presheva dhe vullnetarëve nga vende të tjera, të cilët iu bashkuan luftës së popullit të Kosovës për liri dhe dinjitet”,  ka thënë ajo.

Manifestimet “Ditët e Shqipes”, që i kushtohen kësaj beteje të lavdishme, organizohen nën përkujdesin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ilir Gashi Pas marshit të 2 prillit për UÇK-në,…