Presidentja Osmani e nxjerr të painformuar Haxhi Avdylin

20 prill 11:56

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur shpikje, raportimet e mediave serbe se Kosova po furnizohet me armë nga Britania e Madhe.

Por se Britania ka sjellë armatim e ka thënë deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli.

“Brnabiq, Vulin dhe ndoshta Ganja tmerrohen që aeroplani madh ushtarak ateron në Prishtinë. Kanë frikë që po rritet buxheti për ushtrinë e që nga Britani ana erdhën Javelin dhe NALW. Sa keq për ta e sa mirë për Kosovën”, kishte shkruar Avdyli para tri  ditësh në llogarinë e vet në “Facebook”.

E të painformuar për temën, presidentja Vjosa Osmani e ka sjellë deputetin Avdyli nga partia që e themeloi ajo më parë.

Osmani mbrëmë në “KallxoPenime”, ka thënë se tema që Kosova po militarizohet nga të tjerët është shpikje e mediave serbe.

Sipas saj, kjo fushatë e Serbisë po bëhet për ta fshehur faktin që ajo po furnizohet me armatim nga Kina.

“Fushata e Serbisë kundër Kosovës dhe kundër partnerëve të Kosovës, gjithmonë vjen në momente kur ata tentojnë me fshehë diçka. Kjo ka filluar nga armatosja shqetësuese që po e bënë Serbia këto ditë sidomos, por ka ndodhur me muaj të tërë dhe siç e dini, Serbia partnerë në aspektin ushtarak e ka Rusinë dhe Kinën”, ka thënë Osmani.

Kujtojmë se ditë më parë, mediat serbe kanë raportuar se Britania e Madhe po e furnizon Kosovën me armë, për të cilat Vuçiqi ka thënë se do t’i kërkojë shpjegim kryeministrit britanik, Boris Johnson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Vedat Muriqi ka…