Presidentja Osmani mbështet ShBA-në, Kosova bojkot Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin

08 dhjetor 2021 | 21:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbështetur vendimin e SHBA-së për bojkotin diplomatik ndaj Kinës.

Sikurse edhe homologët e saj nga SBBA-ja, Australia dhe Britania e Madhe, Osmani thotë se shkaku i shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet kineze ka bërë që edhe Kosova ti bojkotojë Lojërat Olimpike Dimërore në Pekin.

Sipas presidencës ky bojkot diplomatik, sikurse edhe i vendeve të tjera, nënkupton se ekipet garuese marrin pjesë në Lojëra, porse Presidentja e Kosovës do t’i bojkotoj të gjitha ceremonitë dhe aktivitetet zyrtare për krerët e delegacioneve gjatë Lojërave Olimpike në Pekin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pasi Millan Radoiçiq, Zvonko…