Presidentja Osmani: Në Kosovë e mbijetuara është nënkryetare Kuvendi, në Serbi komandanti që urdhëroi masakrat

04 gusht 2022 | 14:43

Ish-komandanti i Brigadës së 549 të Ushtrisë së Jugosllavisë që akuzohen për krime lufte në Kosovë, Bozhidar Deliq ka marrë besimin e 197 deputetëve serbë për ta marrë pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë.

Për këtë lajm ka reaguar në Twitter presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila bëri një krahasim me Kuvendin e Kosovës ku këtë post e mban një e mbijetuar e masakrave brutale të regjimit serb.

“Në Kosovë, Saranda Bogujevci, një e mbijetuar e masakrave brutale të regjimit gjenocidal të Serbisë, shërben si nënkryetare e Parlamentit. Derisa, Parlamenti i Serbisë ka emëruar Bozhidar Deliqin, komandantin e brigadës që ka masakruar mijëra kosovarë, si nënkryetar”, ka shkruar Osmani.

Deliq ishte paraqitur dëshmitar i mbrojtjes në seancat në Tribunalin në Hagë në rastin e Sllobodan Millosheviqit, si dhe në rastin e Vladimir Lazareviqit, i cili është i shpallur fajtor për krime lufte në Kosovë.

Deliq në zgjedhjet e fundit në Serbi ishte bartës i listës “NADA”, derisa vota pro mori nga deputetët që shumica prej tyre janë pjesë të partisë së Aleksandër Vuçiqit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova të premten (nesër) do të përballet me Irlandën nga…