Presidentja Osmani sot viziton Deçanin
13 korrik 2021
| 13:38
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do ta vizitojë komunën e Deçanit, pas situatës së krijuar atje, ku rreth 900 persona dyshohet se janë helmuar nga uji.
Në njoftimin për medie, Presidenca ka treguar edhe kohen e vizitës se Osmani në këtë komunë.
“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani viziton komunën e Deçanit”, është thënë në njoftim e Presidencës.



