Presidentja Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin, vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë

24 shtator 2023 | 17:33

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, se terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë.

Tutje Osmani ka shkruar se Kosova është e përjetshme, duke falënderuar policët e Kosovës, të cilët po përballen me një grup të organizuar kriminal, në veri të vendit.

Postimi i plotë:

Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës.

Të gjithë bashkë me një mesazh:

Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!

Faleminderit heronjve tanë në uniformë!

Kosova është e përjetshme!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është zotuar  që…