Presidentja Osmani viziton shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”

27 dhjetor 2021 | 23:24

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në prag të Vitit të Ri, ka vizituar të moshuarit te shtëpia e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë.

Presidentja Osmani thotë se të moshuarit ishin brezi që sakrifikoi shumë për shtetin që e kemi sot, prandaj meritojnë përkrahjen tonë.

“Respekti ndaj të moshuarve është ndër treguesit më të mirë për ecjen përpara të një shoqërie. Ata ishin brezi që sakrifikuan shumë për shtetin që e kemi sot, prandaj meritojnë gjithë përkrahjen tonë.
Prandaj, në prag të ndërrimit të moteve, sot bashkë me Prindonin, vizituam shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë, e cila është bërë strehë për shumë të moshuar me organizimin e Halil Kastratit dhe shumë bamirësve të tjerë”.

Osmani, mes tjerash, u uroi të gjithë qytetarëve të moshuar shëndet.

“Kjo shtëpi, përveç se vatër e ngrohtë për secilin, është edhe vend ku ruhet historia dhe kujtimet e secilit prej tyre. Kjo familje e madhe hapi dyert dhe zemrën për njerëzit, disa nga të cilët janë të moshuar, disa të vetmuar e disa që nuk kanë mundësi kujdesi për veten”.

“Shumë dashuri për secilin prej banorëve të kësaj shtëpie të madhe, duke uruar që përgjatë vitit 2022, ata dhe të gjithë qytetarët tanë të moshuar t’i përcjellë shëndeti i mirë, respekti i ndërsjellë dhe harmonia!”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stuhi të fuqishme dëbore kanë goditur rajonet jugore dhe ato…