Prezantohen Mercedesi dhe McLaren, synohet triumfi në Formula 1

14 shkurt 2024 | 13:41

Pas Ferrarit, që u prezantua një ditë më parë, të mërkurën ka qenë radha e Mercedesit dhe McLaren të zbulojnë njëvendëshet e tyre për vitin 2024.

Dy makina që këtë vit synojnë jo vetëm një vend në podium, por edhe të rikthehen te suksesi pas një viti agjërim. Është prezantuar edhe Mercedes, që për herë të fundit do të pilotohet këtë vit nga Lewis Hamilton. Ndërsa piloti tjetër i skuadrës gjermane është George Russell, një dyshe që synon të bëjë një paraqitje më të mirë këtë vit, pas zhgënjimeve të vjetshme, pavarësisht se u rendit e dyta.

Makina e re quhet Mercedes W15 dhe drejtuesi i saj Toto Wolff ka thënë: “E dimë që kemi një mal të lartë për të ngjitur, për të qëndruar mes më të mirëve. Zhvillimi i makinës ka pasur ritme të mira dhe shpresojmë të jemi sa më kompetitivë dhe të rikthehemi te suksesi”.

Makina e re McLaren quhet MCL38 dhe do të përdorë motorin Mercedes dhe ashtu si vjet do të pilotohet nga Lando Norris dhe Oscar Piastri. Menjëherë pas prezantimit makina ka zbritur në pistën e Silverstone për “filming day”, për të marrë edhe të dhënat e para. Një makinë nga e cila pritet shumë, duke parë rritjen e ndjeshme që pati në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar. “Presim testet në Bahrein për të parë se ku jemi me rivalët tanë, por kemi objektiva të qarta. Kemi besim se do ta nisim me këmbën e mbarë”, ka thënë shefi i McLaren, Zak Brown.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte me fillim nga ora 21:00 “Stadio Olimpico” do të…