Prezantohen variantet e “Autostradës së Dukagjinit”

03 dhjetor 2018 | 16:59

Komiteti Ndërministror për Autostradën që do të lidhë pesë komuna, Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, mbajti takimin e vet të radhës me ç’rast para anëtarëve të këtij komiteti u prezantuan tri variantet e mundshme se nga do të shtrihet traseja e kësaj autostrade.

Ministri Pal Lekaj ka informuar anëtarët e komitetit se pas konsultimeve publike në komunat përkatëse, do të përcaktohet se me cilin variant do të shkohet tutje.

Varianti i parë ka gjatësi rreth 90 kilometra, e dyta 94 kilometra dhe e treta rreth 96 kilometra. Autostrada e Dukagjinit parashihet të fillojë nga Burgu i Dubravës, kalon nëpër Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë dhe i afrohet Rahovecit e Malishevës që të ketë qasje në kyçjen kryesore në autostradën për Prizren.

Për të tria variantet janë zgjedhur korridore që kanë kosto më të ulët për Qeverinë e Kosovës, pa i cenuar parametrat teknik të autostradës, e cila do të jetë e tipit të mbyllur.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur të…