Prezantohet “Britbox”, konkurenti i ri i “Netflix”

10 nëntor 2019 | 13:03

Grupet audiovizuale britanike “BBC” dhe “ITV” ka prezantuar në Britaninë e Madhe “BritBox”, shërbimin e tyre video që synon të konkurrojë gjigantin amerikan “Netflix”.

“BBC” dhe “ITV” ka njoftuar përveç të tjerave se kishin arritur një marrëveshje me transmetuesit “Channel 4” dhe “Channel 5”, për të dyfishuar programet e tyre.

“Britbox” ekziston tashmë në SHBA dhe Kanada ku performancat janë më të mira nga sa parashikohej nga dy grupet, por ato mbeten modeste.

“Britbox”, që do të kushtojë 5,99 stërlina në Britaninë e Madhe, do të ofrojë koleksionin më të madh britanik (të programeve të transmetimit në Britaninë e Madhe) duke filluar nga klasikët tek emisionet dhe serialet më të fundit si “Downton Abbey”, “Broadchurch” apo emisionet reality show “Love Island”, theksuan ata në një komunikatë.

Për analistin e medias, Tom Harrington, pagesa e ulët e dhënë për përmbajtjet origjinale mbetet një problem për të rivalizuar “Amazon” dhe “Netflix”, tashmë të vendosura mirë në Britaninë e Madhe.

“Telespektatorët do ta kenë të vështirë të dallojnë këtë shërbim të ri nga Netflix apo Amazon, që kanë transmetuar programet e ITV dhe BBC”, ka deklaruar Harrington.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i FIBA Evropës në mbledhjen e mbajtur në Cologne…