Prezantohet “ iPhone 12”, ky është çmimi

14 tetor 2020 | 14:06

Ditën e djeshme në eventin “Hi, Speed” (Përshëndetje, Shpejtësi) të mbajtur në Apple Park nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të kompanisë, Tim Cook janë prezantuar modelet e reja të “iPhone 12” me rrjetin 5G, aksesorët MagSafe dhe HomePod mini.

Çfarë ndryshimesh sjell “Apple” dhe gjithçka ka ndodhur në këtë event e zbuloni më poshtë.

“iPhone 12”

Modeli i shumëpritur “iPhone 12” më në fund është prezantuar mbrëmjen e djeshme në eventin e “Apple” pak më vonë se zakonisht për shkak të pandemisë së koronavirusit.

11% më i hollë, 15% më i vogël dhe 16% më i lehtë do të jetë modeli i ri i telefonave të “Apple”.

Modelet e fundit të “iPhone 12” janë të disponueshëm me rrjetin 5G, çipin e ri A14 Bionic (6 core CPU, 4 core GPU), më i shpejti në çdo telefon sipas “Apple”. Ekrani OLED dhe një mburojë qeramike e cila është 4 herë më rezistente ndaj rënieve krahasuar me modelet e mëparshme. Të gjitha modelet kanë edhe versionin e natës për kamerën. 5G, por jo vetëm për rrjetin, por edhe ngjyrat e këtij modeli do të jetë i disponueshëm në 5 versione.

“iPhone 12 mini” është telefoni më i vogël i cili mundëson teknologjinë 5G.

“5G do të sjell një tjetër nivel performance për shkarkim dhe ngarkimin, cilësi më të lartë transmetimi video, më shumë lojëra interaktive dhe shumë më shumë,” u shpreh drejtori i përgjithshëm Tim Cook.

Me modelet e reja sipas “Apple” ju zotëroni një “studio filmash” me kamerën e “iPhone 12”, sepse mund të regjistroni video në cilësinë 4K HDR me Dolby Vision. Të editoni gjithçka keni kapur përmes aplikacionit të fotove ose videot në iMovie. Kjo teknologji deri tani është përdorur vetëm në industrinë kinematografike dhe nuk e ka asnjë telefon tjetër, por tani është në xhepin tuaj. Nata është gjithmonë perfekte tani edhe për një selfie me “night mode” në kamerën e përparme, video me pak dritë ose fotot në errësirë nuk janë më një problem për iPhone.

Telefoni i ri iPhone do të jetë i disponueshëm në shitje nga data 13 nëntor në 4 modele të ndryshme: iPhone 12 për 799$, iPhone 12 mini 699$, iPhone 12 Pro ka një çmim prej 999$ ndërsa iPhone 12 Pro Max për 1099$.

Për ta bërë këtë telefon më të kujdesshëm ndaj mjedisit dhe duke shkuar në ndotje zero në vitin 2030 sipas parashikimit të “Apple”. Kompania ka vendosur që të mos vendosi më adoptor karikimi në kuti dhe kufje, por vetëm fisha USB-C.

“HomePod Mini”

Produkti i ri i prezantuar nga “Apple” ishte “HomePod Mini”. Një asistent inteligjent, kontrolloni gjithçka përmes Siri. Ju mund të jepni komanda dhe ato të dëgjohen në shtëpinë tuaj nga HomePod. Në pjesën e sipërme është një ekran me prekje përmes të cilit mund të filloni ose ndaloni këngët tuaja ose të ndryshoni volumin. Kjo paisje ju mundëson një cilësi të lartë të zërit dhe veçorinë e audios 360 gradë. Nga 16 Nëntori do jetë i disponueshëm me një çmim prej 99$.

“MagSafe”

Pjesa e pasme e iPhone është magnetike dhe aksesorët tani mund të ngjiten pas telefonit tuaj. Karikuesa, kasa, portofola tani janë vetëm një prekje larg. /tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka pritur në zyrën e…