Tahiri takohet me Krasniqin, e quan mbret të botës

14 tetor 2020 | 14:06

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka pritur në zyrën e tij në qeveri, kampionin e botës në boks, Haxhi Krasniqi.

Me këtë rast, Tahiri, ka uruar Krasniqin për titullin e fituar dhe ka falënderuar atë për përfaqësimin e shqiptarëve.

“Sot, Haxhi Krasniqi i njohur si Robin Krasniqi është mbreti krenar i botës. Faleminderit Robin që zgjove një hero dhe një luftëtar brenda secilit prej nesh.
Ju përfaqësoni shqiptarët me modestinë dhe trimërinë tuaj, dhe e bëni kombin tuaj dhe Kosovën krenar dhe të përulur. Emri juaj padyshim është i gravuar në faqen e historisë sonë të lavdishme. Kjo ishte porosia ime në takim me Haxhi Krasniqin”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë pjesë…